Tahiri komenton reagimin e Ambasadës Amerikane dhe asaj Britanike, flet për presione

“Dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”. Keshtu reagoi nje dite me pare ne nje postim ne rrjetet sociale ambasada amerikane ne Tirane per denimin e ish ministrit.

Ndersa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, tha se dështimi për ta dënuar për akuzat akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore.

“Vendimi mbi Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po bëhet më i përgjegjshëm. Por dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”, shkruante Norman.

Ish ministri i Brendshëm e konsideroi këtë një formë presioni, duke u shprehur se nuk flitet për një vendim gjykate akoma të pazbardhur.

“Dekurajuese edhe për mua që i dëgjova ato, në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, që nuk është zbardhur akoma. Nuk ka presion me te madh se sa ti te flasesh per nje vendim qe nuk eshte zbardhur akoma”.