Flash News

KRYESORE

Tahiri: Kosova duhet që t’i kërkojë Serbisë 1/8 e pasurisë së ish-Jugosllavisë

Tahiri: Kosova duhet që t’i kërkojë Serbisë 1/8 e

Ish-ministrja për Dialog Edita Tahiri mendon se taksa e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka bërë që procesi i dialogut të qëndrojë në vendnumëro.

“Përfaqësuesit e të dyja shteteve nuk kanë zhvilluar asnjë takim në kuadër të këtij procesi. Ndonëse vazhdimisht është bërë thirrje nga ndërkombëtarët që taksa të pezullohet e të vazhdohet me dialog, pala kosovare nuk ka marrë për bazë këtë, pas bllokadës së dialogut nga Serbia.

Tani dialogu duhet të shkoj drejt një marrëveshje paqësore të qëndrueshme duhet të bazohen në njohjen reciproke në mes të dy shteteve në kufijtë ekzistues që do të marrë parasysh, reparacionet e luftës dhe suksesionet”, tha Tahiri.

Gjithashtu Tahiri shton se Kosova në marrëveshjen përfundimtare duhet të kërkojë edhe 1/8 e pasurisë së Ish-Jugosllavisë pasi ka qenë pjesë federale e saj.

“Kosova në këtë dialog duhet të kërkojë 1/8 e pasurisë së ish-Jugosllavisë sepse lindja e shtetit të Kosovës është prej arsyeve kryesore është zhbërja e ish-Jugosllavisë ku kanë qenë 8 njësi federale Kosova ka qenë një prej tyre dhe i takon 1/8 e pasurisë, këto janë parimet kryesore që kishin rezultuar në një marrëveshje paqe të qëndrueshme dhe e kishin mbyllur kapitullin e armiqësive jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe në mes të dy kombeve shqiptarëve dhe serbëve”.

Ish-ministrja për Dialog gjykon se SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE) duhet të jenë ndërmjetësuese në dialog që ky proces të përmbyllet.

“Edhe ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë ndërmjetësuese të këtij dialogu. Ne si Qeveri në vitin 2014 e kemi dorëzuar platformën për fazën finale për një marrëveshje paqësore ku e kërkojmë vendosmërisht që të dyja duhet të jenë pjesë e dialogut”.

Të fundit