Flash News

KRYESORE

Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda, do t’i komunikohen akuzat

Ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, aty ku do t’i komunikohen edhe akuzat.

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli dje hetimet dhe çoi dosjen në Gjykatë, ku akuzohet Tahiri për favorizim të grupit kriminal ‘Habilaj’ në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Bashkë me ish-ministrin, të pandehur janë marrë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të cilët jetojnë në arrati prej më shumë se një viti e gjysmë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave nga organizata kriminale.

Hetimet për Tahirin nisën në tetor të 2017, pas arrestimit në Catania të Moisi Habilajt dhe anëtarëve të grupit të drejtuar prej tij.

Të fundit