Flash News

KRYESORE

Tahiri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit dhe ironizon gazetaren: Ti i di gjërat më mirë

Tahiri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit dhe ironizon gazetaren: Ti

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të nisë mbledhja e shtyre dje në mënyrë arbitrare nga kryetari Gramoz Ruçi.

Edhe sot, jashtë ambienteve të Kryesisë janë mbledhur disa simpantizantë të Tahirit, ndërsa ky i fundit ka ironizuar gazetaren e News 24, Klodiana Lala, e cila e pyeti nëse kishte një mendim se si do të përfundojë kjo çështje. “Ti i di gjërat më mirë”, iu drejtua Tahiri-gazetares, për shkak të protagonizmit të kësaj të fundit në denoncimet e bëra në media.

Sot, deputetët në Këshillin e Rregullores do të marrin vendimin nëse do ia kalojnë Kuvendit kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, apo do e kundërshtojnë atë.

Plani i ri i qeverisë, do krijohet një tjetër Saimir, nuk është ministër por kamionist

Gazetarët debat në studio: “Prokurori s’ka b** të prekë Edi Ramën”

Të fundit