Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tahiri ‘merr zemër’ pas vendimit të gjykatës, i mbyll telefonin ‘live’ analistit në studio: S’mund ta vazhdoj debatin me ju
Pasi Gjykata për Krimet e Rënda dha mbrëmë vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka patur reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale.
Në studion e ‘Open’, analisti Andi Bushati ka mundur të komunikojë ‘live’ në një lidhje telefonike me Tahirin, por pas replikash ky i fundit i mbylli telefonin.
Bushati: Nuk është në komoditetin që të bëntë ironi sepse nuk është se kishit vetëm lidhje gjaku me Habilajt, por kishit edhe një lidhje miqësie mes jush, gjë që konfirmohet nga udhëtimet e përbashkëta dhe drekat, darkat që konsumonin bashkë.
Tahiri: Nuk mund ta vazhdoj debatin sepse ju jeni në studio dhe unë jam në telefon- tha Tahiri që më pas mbylli telefonin
Gjykata e dënoi ish ministrin me 5 vjet burg Tahirin vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënim ky i reduktuar në 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim do t'i konvertohet në 3 vjet shërbim prove.