Flash News

KRYESORE

Tahiri mesazh para seancës në Gjykatën e Posaçme e Apelit: Kështu e hanë të gjithë!

Tahiri mesazh para seancës në Gjykatën e Posaçme e Apelit:

Ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në gjykatën e Posaçme të Apelit në pritje të vendimit.

Megjithatë, në momentin kur po i afrohej derës së gjykatës i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia, një nga operatorët e televizioneve është rrëzuar.

Ky moment ka ‘ngacmuar’ ish ministrin, duke thënë para kamerave të tjera: Kështu e hanë të gjithë!

Video nga abc news:

Sot, ish ministri pret vendimin pasi apeloi verdiktin e 20 shtatorit 2019 ku Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Ai u dënua me 5 vite burg, të konvertuara më pas në 3,4 vite shërbim prove.

Vendimi u apelua nga ish ministri, pasi insiston pafajësinë.

Megjithatë, sot nuk dihet nëse gjykata e posaçme do të dalë me një vendim pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi në 17 qershor gjyqtaren Nure Dreni, e cila ishte një nga tre anëtarët e trupës gjykuese të çështjes së Tahirit.

Të fundit