Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndërhyrë në emisionin ‘Opinion’ gjatë kohës që në studio po diskutohej për deklaratat e tij të bëra jashtë sallës së Kuvendit.
Tahiri ka folur me të njëjtin temp dhe ka përdorur të njëjtën gjuhë si mëngjesin e sotëm, ndërsa ka mohuar të ketë kërcënuar me kryeministrin Edi Rama.
“Meqë unë sot jam në hetim nuk jam marrë kurrë me prokurorët dhe gjyqtarët, por kjo nuk do të thotë që Saliu apo Luli të më bëjnë gjyqin. Jam i bindur se sa do që ta interpretoni ju, këtë që them unë, e thonë njerëzit më shumë. Kam 6 muaj që duroj lloj lloj akuzash, në popull thonë se ka bij ku*vash që na drejtojnë prej 30 vitesh”, tha Tahiri.
Pavarësisht ndërhyrjes së të ftuarve në studio se përse zgjodhi këtë moment për t’u rishfaqur, Tahiri nuk dha një përgjigje konkrete, por vijoi të theksonte se nuk pranonte gjyqe publike.
Përplasja në emision/ Tahiri: Më ke bërë gjyqin. Fevziu: Do vazhdoj akoma, ta siguroj