Flash News

KRYESORE

Tahiri në kuvend, rebelohet opozita dhe braktis menjëherë seancën

Menjëherë sapo ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është parë në ambientet e brendshme të Kuvendit, duket se opozita është revoltuar ka protestuar duke kërkuar largimin e tij nga salla.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërhyrë në momentin kur erdhi radha e fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ka kërkuar që Tahiri të dalë jashtë, si një nga personat e përmendur edhe në progres-raportin e Këshillit Evropian.

“Të nxirret jashtë Saimir Tahiri, po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën, nxirreni jashtë, ose ftoni dhe Habilajt dhe Balilin të vijnë këtu”, u shpreh Berisha dhe më pas në shenjë proteste opozita ka lënë sallën dhe është larguar.

Të fundit