Flash News

KRYESORE

Tahiri pa imunitet, Zagani: Jam i gatshëm të dëshmoj!

Tahiri pa imunitet, Zagani: Jam i gatshëm të dëshmoj!

Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në ndihmë të drejtësisë, dhe zbardhjes së çështjes “Tahiri”.

Në një lidhje direkte në “Kjo javë”, i pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, Zagani thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë apo ftesë për të dëshmuar në Komisionin hetimor për çështjen “Tahiri”.

“Nuk kam marrë asnjë lloj thirrje apo ftese. Unë kam të paktën tre vite që jam jashtë vendit, dhe të vetmin kontakt me institucionet e Shqipërisë, e kam patur vetëm nëpërmjet institucioneve të vendit ku ndodhem për çështje dokumentesh”, u shpreh ish shefi i policisë.

Zagani shprehet se është i gatshëm që të dëshmojë si në komision, ashtu edhe në Prokurori, nëse do t’i kërkohet.

“Pa më të voglin dyshim. Jo i gatshëm, po super i gatshëm për çdo lloj bashkëpunim me ligjin dhe shtetin tim”.

I pyetur nëse Tahiri është lënë nën hetim kryesisht për shkak të hetimeve italiane dhe jo ato shqiptare, Zagani tha, “ Unë e quaj zhdrejtësi,dhe jo drejtësi. Të jeni të sigurtë se po të kishte drejtësi nuk do të kishte pse të diskutohej fare sot hetimi i drjetë apo jo. Të gjithë ishin në dijeni, por asnjëri nuk guxonte të vinte pikat mbi i. Tentonte dikush, por ndërhynte propaganda. Dhe më pas m’u desh ta bëja këtë betejën, që për mua u kthye në personale”.

Të fundit