Flash News

KRYESORE

Tahiri paraqitet te Krimet e Rënda, pyetet për Habilajt dhe Sotën

Tahiri paraqitet te Krimet e Rënda, pyetet për Habilajt dhe Sotën

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në orën 9:30 te Krimet e Rënda ku do të pyetet nga gjyqtarja Liljana Baku, për çështjen Habilaj dhe për Orest Sotën. Tahiri ishte i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. 

Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Në seancë përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Të fundit