Flash News

KRYESORE

Tahiri përgënjeshtron deklaratat e Fatmir Xhafajt: Shqipëria nuk ka banda

Tahiri përgënjeshtron deklaratat e Fatmir Xhafajt: Shqipëria nuk

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka hedhur poshtë deklaratat e pasardhësit të tij në krye të ministrisë së Brendshme, sa i takon situatës së kriminalitetit në vend.

I ftuar në emisionin ‘Opinion”, Tahiri tha se Shqipëria nuk ka banda, një deklaratë e fortë kjo që hedh poshtë pohimet e Fatmir Xhafajt, kur disa muaj më parë, kur deklaronte se në Shqipëri operojnë 40 banda dhe 16 familje mafioze.

“Shqipëria nuk ka banda, këtu po frymohet qëllimisht, për t’i terrorizuar vendin. Kam katër vjet në këtë detyrë dhe jam shastisur kur i kam dëgjuar këto. Shqipëria ka kriminalitet si çdo vend tjetër. Ka Greqia, Itali dhe Spanja më shumë kriminelë se Shqipëri. Nuk ka vendi ynë familje mafioze, por kriminelë. Këtë ua them me përgjegjësi”,  u shpreh Tahiri.

Të fundit