Flash News

KRYESORE

Tahiri reagon nga Gjermania: Kthehem të shtunën, pse u largova

Tahiri reagon nga Gjermania: Kthehem të shtunën, pse u largova

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndonëse është akoma nën hetim nga krimet e rënda, u largua drejt Gjermanisë. I kontaktuar nga Ora News, vetë Saimir Tahiri konfirmoi udhëtimin, ndërsa ironizoi lajmet ku bëhej fjalë për një arratisje të tij. Deputeti ka shtuar se do të kthehet në Shqipëri të shtunën në mbrëmje.

Ndërkohë avokati Maks Haxhia duke thënë se nuk ka dijeni për udhëtimin e ish-ministrit, u shpreh se Tahiri është një deputet i lirë dhe si i tillë nuk e pengon asgjë për të udhëtuar jashtë vendit.

Gjithashtu edhe prokuroria, e pyetur nga Ora News, ka konfirmuar se nuk ka asnjë ndalim për të dalë jashtë vendit për deputetin Saimir Tahiri. Organi i akuzës tha se ai po hetohet në gjendje të lirë sipas autorizimit të dhënë nga Kuvendi. 

Saimir Tahiri është aktualisht në hetim nga prokuroria e krimeve të rënda me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike si dhe korrupsion pasiv.  Për llogari të këtij hetimi, Kuvendi ka autorizuar prokurorinë për ta hetuar Saimir Tahirin në gjendje të lirë ndërsa ka refuzuar kërkesën për arrestimin e tij.

 

Të fundit