Tahiri rrezikon 8 vite burg, ‘armiku’ Zagani parashikon vendimin përfundimtar të Gjykatës

Ish-oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani parashikon se Saimir Tahiri do të dënohet me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. “Filloj zbatimi i operacionit ‘Dimri i fundit’, pas ketij denimi dhjetra do te pasojne”, shkruan shkurtimisht ai një një postim në Facebook.

Nëse gjykata e dënon ish-ministrin e plotfuqishëm të qeverisë Rama, atëherë ai do ta kryejë dënimin në një nga burgjet e sigurisë së zakonshmë pasi nuk përbën rrezik për arratisje.

Zagani ka qenë zyrtari i parë që denoncoi lidhjen e Saimir Tahirit me grupit e Habilajve, të cilët sipas tij, ndihmoheshin nga ministri për të transportuar kanabis me makinën e tij.

Zagani jeton aktualisht në një nga vendet e BE-së, ku ka përfituar azil politik, pas arratisjes nga Shqipëria.