Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Taken by Albania" në garë për sloganin më të keq të turizmit në botë: Shqipëria meriton më shumë
"The Telegraph" ka publikuar një shkrim për videon "Taken by Albania", të cilën e konsideron si kandidate për sloganin më të keq në botë sa i takon turizmit.
Në hyrje të artikullit shkruhet:
Marketingu mund të jetë një biznes i ndërlikuar. Në fakt, nëse do të përfshini një metaforë dhe do të zhyteni në sferën e futbollit, një reklamë e keqe nuk mund ta humbasë aq shumë objektivin, sa duket se do të humbasë të gjitha konceptet se ku është dhe se çfarë duket.
Chris Leadbeater, një korrespondent udhëtimi ka bërë një shkrim të gjatë sa i takon kësaj video-promovuese për turizmin në Shqipëri dhe nuk është aspak dakord me shumë gjëra të përmendura në video.
Teksti vazhdon më tej:
Vendin më të fundit për të ofruar veten si peng i përçartjes së përhapur dhe talljes në mediat sociale është Shqipëria, e cila në ditët e fundit ka publikuar sloganin 'Taken by Albania'(Rrëmbehu nga Shqipëria).
Me siguri ata nuk janë duke iu referuar Taken (filmit)? Ashtu si në filmin e vitit 2008, ku dy vajza të reja amerikane rrëmbehen në Paris dhe shiten në tregtinë seksuale nga gangsterë të rëndë stereotipizues shqiptarë - duke vazhduar një zinxhir ngjarjesh dhe një valë dhune që lë një prej tyre të vdekur? Ashtu si në boksin e zyrës që çoi në dy filma të tjerë në vazhdim, Taken 2 dhe Taken 3 - i cili gjithashtu shiti shumë bileta kinemaje, por nuk bëri asgjë për imazhin e Shqipërisë në skenën botërore. Ata nuk mund të thonë "rrëmbehu" në këtë kuptim, apo jo? Kjo do të duket një mënyrë e çuditshme për tregun e vendit tuaj.
Por pastaj ju shkoni në ëebsite-n që e gjeni me emrin takenbyalbania.com dhe shikoni që ka më shumë. Shumë më tepër. Në fillim ka në fjali hyrëse dhe tregon se po, ata janë duke folur për filmin 'Taken'. Dhe ata do të konkurrojnë me të.
Chris vazhdon më pas me një shtjellim të analizës së tij, ku cilëson se nuk mund të bëhet një reklamë e tillë duke përmendur gangsterët dhe madje ka kritikuar dhe website-n takenbyalbania.com për frazat që janë përmendur, të cilat tregojnë se kjo reklamë është e lidhur komplet me filmin.
Po ashtu, Chris tregon se aq më pak kjo reklamë është bërë në momentin e gabuar pasi aktori Liam Neeson (për të cilin po bëhet një peticion që ai të vijë dhe të vizitojë Shqipërinë), aktori kryesor i filmit "Taken", është në qendër të mediave si një personazh racist:
A ka ndonjë që lexon gazetat? Z. Neeson është një aktor i mirë. Ai është me të vërtetë yll i të tre filmave 'Taken'. Dhe ai ka bërë disa filma të shkëlqyer në një karrierë të shquar. Por ai është në momentin më të vështirë të karrierës së tij.
Chris përmend këtë moment duke iu referuar aktorit i cili kërkon të vrase një njeri të zi për hakmarrje pasi ka përdhunuar shoqen e tij të ngushtë. Ai shton madje se nëse jeni duke kërkuar për një figurë për reklamën tuaj vetëm Liam Neeson nuk mund të jetë.
Ky hap i gabuar është një turp, pasi Shqipëria ka shumë për të ofruar,"- thekson specialisti i udhëtimeve.
Ai madje tregon një panoramë të gjerë të arsyeve pse duhet ta vizitoni Shqipërinë.
"Shqipëria meriton një mori vizitorësh - edhe nëse ekipi i saj i marketingut duhet të tërhiqet në bordin e vizatimit,"- përmbyll ai shkrimin.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun: Albania has unveiled a contender for the world's worst tourism slogan