Flash News

KRYESORE

Takim i jashtëzakonshëm në Shkodër, opozita bojkoton seancën e parë në Kuvend

Takim i jashtëzakonshëm në Shkodër, opozita bojkoton

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar nis me bojkotin e opozitës në Kuvend. Opozita ka vendosur që në seancën e orës 17.00 të mos marrë pjesë. Vendimi u mor gjatë takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me aleatët.

Ky vendim vjen si shenjë proteste për kriminalitetin e shtuar në Shkodër. Në mbledhje u vendos që në të njëjtën orë (në 17.00), kur nis edhe seanca e parë në Kuvend, PD të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.

Sipas PD, ky vendim vjen si mesazh qëndrese kundër krimit, pasi krimi në Shkdoër ka mbështetje qeveritare. Në tre muaj janë kryer 6 vrasje mafioze, ndërsa dy të tjerë janë zhdukur. Banda e Bajreve ka lidhje me Ramën , pasi në secilën prej vrasjeve s’ka autorë.

Kujtojmë se Basha në takimin me Grupin Parlamentar në mëngjes tha se një nga tre pikat kyçe ku do të fokusohet PD në Kuvend është çlirimi nga krimi.

Të fundit