Flash News

KRYESORE

Takim i pafrytshëm? Kurti dhe Mustafa në heshtje të plotë pas bisedimeve

Takim i pafrytshëm? Kurti dhe Mustafa në heshtje të plotë

Në takimin e tyre të radhës , kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kanë dalë pa thënë asgjë për mediat, por edhe pa njoftuar nëse do të ketë një tjetër takim .

Takimi mes të dyve zgjati rreth dy orë, ndërkohë nga dita e djeshme, pritshmëritë për një akord ishin shtuar, nisur nga “optimizmi” i shfaqur nga të dyja palët.

Marrëveshja e pritur nuk ka ardhur për formimin qeverisë, por kjo është hera e parë që dy partitë nuk zgjedhin të prononcohen në media për çfarë ka ndodhur gjatë bisedës.

Para takimit, Kurti tha se ai dëshiron që qeveria të formohet, porse nuk varet nga ai. Kjo heshtje të bën të dyshosh, se këtë herë, palët janë më larg se më parë.

Të fundit