Flash News

KRYESORE

Takim i paplanifikuar, Albin Kurti në zyrën e Presidentit Meta

Takim i paplanifikuar, Albin Kurti në zyrën e Presidentit Meta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim të papritur me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Përmes një gjuhe diplomatike, Meta shkruan në Facebook se ata diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se Vetëvendosja ka rol të rëndësishëm në nxitjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës europiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore. Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t'i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë”, shkruan Meta.

Vizita e Kurtit vjen në një kohë që në Kosovë po diskutohet për ndryshimin e kufijve me Serbinë. Ideja e propozuar nga Presidenti Thaçi përkrahet nga kryeministri Edi Rama, por kundërshtohet fuqishëm nga Kurti.

Të fundit