Flash News

KRYESORE

Takimet e së mërkurës Rama-Meta zëvendësohen nga takimet Basha-Kryemadhi

Takimet e së mërkurës Rama-Meta zëvendësohen nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e Partisë Demokratike për t’u takuar me kryetarin Lulzim Basha, raporton Politiko.al.

Ky takim është i treti që Kryemadhi zhvillon në selinë blu me Bashën, që pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy partive.

Basha dhe Kryemadhi takohen vetëm një ditë përpara seancës plenare të Kuvendit, e cila pritet të dominohet sërish nga përplasjet për çështjen Tahiri dhe së fundmi për arrestimin e biznesmenit Orest Sota me 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit.

Pak muaj më parë, takime të tilla rutinore zhvilloheshin çdo të mërkurë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, kur drejtonin së bashku qeverinë. Por zgjedhjet e 25 qershorit dhe situata e rënduar kriminale në vend ka ndryshuar raportet.

Të fundit