Takimet në Londër, Basha promovon albumin me foto nga Shqipëria turistike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  që ndodhet në një vizitë zyrtare në Londër, ka promovuar albumin me foto nga Shqipëria turistike ‘Homeland”. Homeland (Atdheu), një album me 200 foto nga më të bukurat e Shqipërisë, të vendeve të njohura apo edhe të atyre fare pak të njohura, është kartolina që ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për të prezantuar Shqipërinë tek personalitetet që takoi gjatë vizitës së punës në Londër.

Albumi me pamje nga më të bukurat të natyrës së magjishme shqiptare, është përzgjedhur prej kryetarit Basha si pjesë e protokollit të takimeve me parlamentarë, lordë dhe figura të njohura të politikës britanike.

Në takimet me miqtë e huaj, lideri i opozitës prezantoi si dhuratë albumin “Homeland”, këtë përmbledhje të eksploratorit, alpinistit dhe fotografit të njohur Fation Plaku.