Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Takimi/ Aleatët rikonfirmojnë mbështetjen për planin 3 pikësh të Bashës
Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua me aleatët e koalicionit opozitar sot në mbrëmje ku diskutuan rreth situatës së rëndë të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Vëmendje iu kushtua pasojave të krijuara nga mosmarrja e masave të duhura nga qeveria për të menaxhuar situatën.
Sipas burimeve të “Politiko-s”, aleatët e koalicionit opozitar të emergjencës rikonfirmuan mbështetjen për planin tri pikësh të paraqitur nga zoti Basha, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti, i cili është:
“ 1. Shtim në terren të numrit të inxhinierëve vlerësues. Ekspertët dëshmojnë se rreth 500 të tillë janë të gatshëm të përfshihen si vullnetarë.
- Vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë. Ekspertët thonë se me zgjerimin e numrit të vlerësuesve, konstatimi i dëmeve mbyllet në më pak se 10 ditë.
- Anulim i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve.”
Për opozitën e bashkuar është e gabuar që të investohet për inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, por fondet të përdoren për të ndihmuar familjet e goditura.
Krerët e partive të koalicionit gjykojnë se kështu fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare në ndihmë të banorëve.