Flash News

KRYESORE

Takimi gjithëpërfshirës i opozitës, të pranishëm protestuesit e Kukësit, mbrojtësit e Teatrit, banorët e Zharrzit, Vërrisë e Sharrës

Takimi gjithëpërfshirës i opozitës, të pranishëm

Partia Demokratike ka prezantuar sot propozimet ligjore si pjesë e asaj që demokratët e quajnë ‘Platforma Kundër Korrupsionit dhe Oligarkisë’.

Në takimin e zhvilluar, krahas përfaqësuesve të opozitës, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të zonave të cilët kanë kundërshtuar nismat e dyshimta të qeverisë.

Në takim, ishin përfaqësues nga protestuesit e Kukësit, Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, banorë të Elbasanit, Vërrisë e Mbrostarit, të cilët kundërshtuan ngritjen e inceneratorëve, por edhe përfaqësues të mediave dhe biznesit.

Që në nisje të fjalë së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehu falemnderimet për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim të thirrur nga opozita.

“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë për praninë e tij përfaqësues të komunitetit të Kukësit, përfaqësuesit e Aleancës së Mbrojtës së Teatrit, mjek dhe profesor të nderuar nga sektorit i shëndetësisë, banorët e Zharrëzit, përfaqësues të komuniteteve të Mbrostarit, Vërrisë, të Elbasanit dhe të Sharrës që përfaqësojnë tre bombat ekologjike ku po zhvillohen tre veprat korruptive të inceneratorëve.

Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj për mbështetjen e tyre ekspert ët shquar të ekonomisë, falënderoj për praninë e tyre, intelektual, zëra publik, analist, opinionist, gazetar të cilët janë përgjigjur me praninë e ftesës së opozitës për këtë prezantim të rëndësishëm”, tha Basha.

Të fundit