All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Takimi Hoti-Vuçiç, ambasadori i SHBA në Serbi: Ditë e mrekullueshme për të dy vendet

Takimi Hoti-Vuçiç, ambasadori i SHBA në Serbi: Ditë e
All - Paragraf - 1

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, është shprehur në prag të raundit të dytë të takimit Hoti-Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, se e premtja do të jetë një ditë e mrekullueshme për Kosovën dhe Serbinë.

All - Paragraf - 3

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Godfrey thekson se mirëpret përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit e normalizimit ekonomik.

Teksa ka shpërndarë agjendën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të jetë i pranishëm për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën kanë rënë dakord ditën e djeshme, ambasadori shton se normalizimi ekonomik do të sjellë punë për të rinjtë, investime të reja, e ekonomi më të qëndrueshme dhe të fortë.

“Ditë e mrekullueshme për Serbinë dhe Kosovën. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë, investime të reja, e ekonomi më të qëndrueshme dhe të fortë. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi e meritojnë një standard më të mirë jetese. Mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit e normalizimit ekonomik”, shkruan Godfrey.

Kujtojmë se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë pritet të nënshkruhet rreth orës 17:00 sipas kohës sonë lokale, teksa do të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pas nisjes së diskutimeve me ndërmjetësues SHBA-në.

Pas takimit të së enjtes, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e cilësoi marrëveshjen hap të madh përpara drejt marrëveshjes finale, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kishte thënë në takim se i ishte ofruar një pikë për ta njohur Kosovën, por kjo ka thënë se është refuzuar.

Të fundit