Flash News

KRYESORE

Takimi i Bashës me aleatët/ Paralajmërohen protesta

Takimi i Bashës me aleatët/  Paralajmërohen protesta

Pas takimit që kryedemokrati Lulzim Basha pati me aleatët në selinë blu, në lidhje me arrestimet e disa krerëve të PD-së të qarkut të Elbasanit, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se arrestimet e fundit të kryera ndaj protestuesve të PD po na kthejnë në diktaturë.

Mediu shtoi se Rama po e kthen Shqipërinë prapa në rrugën drejt BE-së.

“Nëqoftëse Edi Rama e gjeti Shqiperine me viza te liberalizuara tashme po shkojme hapa mbrapa duke u kërkuar heqja e tyre”, tha Mediu.

Disa prej të arrestuarve në protestën e Librazhdit janë kryetari i Degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, ish-deputeti Aurel Bylykbashi, sekretari i PD Librazhd, Erlind Gurra, kreu i PD Përrenjas Arjan Karriqi, si dhe sekretari i PD Prrenjas, Leonard Ozuni.

Në lidhje me zgjedhjet vendore, Media tha se ato do të zhvillohen vetëm pasi Rama të japë dorëheqjen nga kryeministër, duke shtuar se protestat e opozitës do të vazhdojnë.

Në orën 18:00 Basha do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me kryesinë e Partisë Demokratike, Kolegjit te Kryetareve dhe Kryetareve te Bashkise për të vendosur rreth aksionit politik që do të ndërmarrë opozita e bashkuar gjatë këtyre ditëve, duke paralajmëruar kështu një tjetër protestë.

Të fundit