Flash News

KRYESORE

Takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit në Bruksel, mazhoranca nuk fton opozitën

Takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit në Bruksel, mazhoranca

Sot, në Bruksel u zhvillua takimi vjetor i Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE, ku vendi ynë u përfaqësua vetëm nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pasi kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Genc Pollo,  i zgjedhur nga opozita, nuk u ftua.

Ky është rasti i dytë që qeveria i mohon Shqipërisë përfaqësimin bipartizan në Këshillin e Stabilizim Asocimit me BE-në, pasi vitin e shkuar ishte pikërisht kjo shumicë që vendosi të mos e bëjë pjesë të takimit Partinë Demokratike dhe opozitën.

Ndryshe nga mazhoranca, në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike pati vendosur një standard sa i përket përfaqsimit bipartizan, duke i dhënë vend të barabartë në tavolinën e këtij këshilli opozitës së atëhershme drejtuar nga Partia Socialiste.

Të fundit