Flash News

KRYESORE

Takimi i Ramës me Merkelin, qeveria gjermane zbardh temat e diskutimit

Takimi i Ramës me Merkelin, qeveria gjermane zbardh temat e diskutimit

Pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim zyrtarë me kancelaren gjermane, Angela Merkel më 25 prill në orën 15:30.

Faqja zyrtare e qeverisë gjermane njofton se temat e diskutimit do të jenë të fokusuara në: “Marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian”.

Takimi vjen në një kohë që qeveria gjermane nuk ka vendosur ende se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj Shqipërisë në qershor kur Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të marrë një vendim për hapjen ose jo të negociatave.

Nga ana tjetër, mediat qeveritare në vend kanë nisur një fushatë të gjërë kundër deputetit të CDU, Gunther Krichbaum, i cili është shprehur kundër hapjes së negociatave pasi sipas tij korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë ende në nivele të larta.

Të fundit