Takimi me ambasadoren e SHBA, reagon Meta: Së bashku, të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik.