Flash News

KRYESORE

Takimi me Kurtin, Basha poston fotot dhe premton mbështetje

Disa orë pasi zhvilloi takimin me Kryeministrin e ri të Kosovës në Selinë  e Partisë Demokratike, kryetari o opozitës, Lulzim Basha, ka zgjedhur të postojë disa foto në rrjetet sociale, shoqëruar me mbresat për takimin.

Basha e ka konsideruar “të ngrohtë” takimin me kryeministrin e Kosovës dhe shprehet se qytetarët e Kosovës mund të vazhdojnë të mbështeten në mbështetjen e PD-së.

“Në një takim të ngrohtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale. Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona - qytetarët e Republikës së Kosovës - mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës. Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë!”, shkruan Basha në postimin e tij.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendin në Tiranë, ku u takoi me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës.

Të fundit