Flash News

KRYESORE

Takimi me Ramën; Gent Cakaj mohon deklaratën e Baton Haxhiut

Takimi me Ramën; Gent Cakaj mohon deklaratën e Baton Haxhiut

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë një version ndryshe nga Baton Haxhiu për njohjen e tij me kryeministrin Edi Rama. Në studion e emisionit ‘Opinion’, Cakaj deklaroi se ai është kontaktuar nga stafi i Ramës, ndërkohë që Haxhiu më 14 Janar sqaroi se ai ia ka prezantuar 28-vjeçarin Vali Bizhgës [shefe e kabinetit të kryeministrit Rama] për të kryer një praktikë pune.

Gent Cakaj: Pas performancës në universitet u kontaktova nga kabineti i tij dhe pastaj nëpërmjet takimeve. E them edhe njëherë kryeministrin Rama e kam njoftuar përmes shefes së zyrës së Kabinetit të tij. Fillimisht nuk e kam takuar personalisht.

Baton Haxhiu: Realisht unë Cakën e kam prezantuar te Vali Bizhga për të te kryer një model te praktikes brenda institucionit shqiptar. Është një prej shqiptareve me te zgjuar qe kam takuar. Pas atij takimi, përcaktimi i Ramës dhe karrierës së tij ishte e Gentit. Ata qe e njohin Ramen, e dine se ai nuk degjon njeri.

Të fundit