Flash News

KRYESORE

Takimi me të rinjtë në Kavajë, Basha: Buxheti për arsimin e lartë duhet dyfishuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Kavajë në një takim me të rinj e qytetarë. Basha ka shprehur se aksioni që do të nisë PD me protestën e 16 shkurtit është me rëndësi historike për vendin.

“Shteti është një kontratë sociale. Një kontratë që e nënshkruajnë të gjitha palët për të përmirësuar liritë, të drejtat, zhvillimin, miërëqënien e gjithësecilit.

Pjesë e kësaj kontrate është edhe ndërtimi i institucioneve shtetërore, është miraimi i ligjeve, të cilat përmes barazinë para ligjit kanë përgjegjësinë të garantojnë të nesërmen.

Mirëpo kjo kontratë është shkelur me të dyja këmbët nga ata që janë sot në pushtet. Ku ka shembull më të mirë për shkeljen e kësaj kontrate se sa Ligji për Arsimin e Lartë?”, shprehet Basha.

Ai thekson se ditën e parë të ardhjes në pushtet të PD, ligji për arsimin e lartë do të shfuqizohet dhe do të dyfishohet buxheti për arsimin.

Të fundit