Flash News

KRYESORE

Takimi Meta-Thaçi në Kosovë, dokumenti që u firmos

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në takimin që zhvilloi sot me homologun e tij nga Shqipëria, kanë nënshkruar një dokument, përmes së cilit janë dakordësuar  për shumë çështje me rëndësi për të dyja vendet.

Në këtë dokument, të dy presidentët ranë dakord që të përshpejtojnë proceset e integrimit të të gjitha vendeve të rajonit që dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe NATO.

Hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO.

Liberalizimin sa më të shpejtë të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës, si dhe angazhimin e Kosovës që të bëjë çdo përpjekje të zgjidhë në mirëbesim dhe mirëkuptim çështjet që lidhen me marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Gjithashtu , edhe vazhdimin e fazës përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Ekspres.

 

Të fundit