All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Takimi i Metës me Ramën u iniciua nga dy deputete të PS-së

Takimi i Metës me Ramën u iniciua nga dy deputete të PS-së
All - Paragraf - 1

Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama ju drejtua Presidencës ku për afro 60 minuta zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta. Për takimin nuk pati njoftim zyrtar por mendohet se në qendër të diskutimeve ka qenë ecuria e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

All - Paragraf - 3

Por takimi i Metës dhe Ramës nuk është rastësor. BalkanWeb raporton se ideja për një takim Meta-Rama është hedhur në takimin që kreu i shtetit zhvilloi me deputetët e komisionit të Jashtëm pak ditë më parë. Madje kanë qenë deputetet e PS-së Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi e kanë pyetur kreun e shtetit për mundësinë e një takimin me kreun e qeverisë.

“Unë kam kërkuar të komunikoj për këtë çështje qoftë  edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të  Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi,  por  fatkeqësisht edhe ai ka dy ditë që nuk ma hap telefonin”, është përgjigjja që Presidenti u ka dhënë dy socialisteve Hysi dhe Kodheli, teksa ka shprehur edhe gatishmërinë për një takim me Ramën.

Tirana frenohet për nënshkrimin e marrëveshjes së detit? Ditmir Bushati: Muaji prill është keqkuptuar, nuk kemi afate fikse

Të fundit