Flash News

KRYESORE

Takimi në Berlin, Erdogan i kërkon Merkelit ekstradimin e gylenistëve

Takimi në Berlin, Erdogan i kërkon Merkelit ekstradimin e

Gjatë një konference në Berlin, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje kancelares gjermane që të ekstradojë ata që ai i quan përkrahës të klerikut Fethullah Gulen dhe që banojnë në Gjermani.

Erdogan ka deklaruar se në takimin me  Angela Merkel kanë arritur konsensus për funksionalizimin e mekanizmave për bashkëpunim, të cilat nuk funksiononin për një kohë midis dy vendeve.

Ai ka bërë të ditur se planifikojnë që të përmbushin sa më parë gjashtë kriteret e mbetura për çështjen e liberalizimit të vizave. Duke iu refereuar organizatës terroriste FETO, presidenti Erdogan ka theksuar se mijëra pjesëtarë të organizatës terroriste PKK ndodhen në Gjermani dhe se këta janë të shpërndarë në vende të ndryshme.

Kancelarja Merkel ka dënuar tentativën e 15 korrikut të vitit 2016 për grusht shtet në Turqi, duke theksuar se ka nevojë për më shumë informacione që lëvizjen Gulen ta klasifikojnë si PKK.

Të fundit