Flash News

KRYESORE

Takimi në Bruksel, Hoti: Dialogu me Serbinë ka përfunduar, sot fillon draftimi për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel koordinatorësh.

Në mesazhin e tij Hoti thotë se dialogu mes dy vendeve ka përfunduar dhe sot Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, ku në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshjeje.

Shënimi i plotë

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.”

Të fundit