Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Takimi në kryeqytet, Patozi kërkon të bindë deputetët e ‘opozitës së re’
Astrit Patozi, kryetari i partisë ‘Bindja Demokratike’ është duke zhvilluar në këto momente një takim më disa nga deputetët e Partisë Demokratike, që janë bërë pjesë e parlamentit, pas djegies së mandateve. Sipas gazetares së A2 CNN, Klementina Cenkollari diskutimi po zhvillohet në një nga baret e kryeqytetit, ndërsa pritet që Patozi të dalë me një komunikatë për të sqaruar pozicionin e tij.
“Nisja e mbledhje së 3000 mijë firmave për regjistrimin e partisë në gjykatë ka nisur javen e kaluar. Informacionet janë kundërshtuese, ndoshta do kemi një komunikim nga Zoti Astrit Patozi për të kuptuar së çfarë do të ndodhë më tej”, deklaroi gazetarja Cenkollari, që nuk bëri publik emrat e deputetëve të pranishëm në takimin me Patozin.
Më heret, Fabjan Topallaj, duke folur në emër të ‘Bindjes’ është shprehur se regjistrimi në gjykatë dhe KQZ do të bëhet neser dhe se ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ishte menduar se partia do të drejtohej nga Rudina Hajdari, por ajo u tërhoq në momentet e fundit për arsye që nuk dihen ende.
- Anëtare e bordit të ‘Bindjes Demokratike’? Endira Bushati ‘thyen heshtjen’
- Në krye të ‘Bindjes Demokratike’, çfarë mendonte Patozi për ‘opozitën e re’ dhe Edi Ramën
- “Bindjen Demokratike”e drejton Astrit Patozi, pa Rudina Hajdarin