Takimi në Luksemburg, ministrja e jashtme franceze: Nuk jemi këtu për të vendosur veto

Ministrja e Jashtme,  Amelie de Montchalin ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg se Franca nuk ka për qëllim të vendosë veton ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por për një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime.

“Çelja e negociatave kërkon përgatitje nga BE dhe ne konsiderojmë që duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet. Pra, së pari duhet të diskutojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit dhe që reformat e kërkuara të jenë reale”, tha ministrja e jashtme franceze.