Flash News

KRYESORE

Takimi në Presidencë/ Kulluri: Kam të dhëna mbi përmbajtjen e bisedës Meta-Basha

Takimi në Presidencë/ Kulluri: Kam të dhëna mbi

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluari, ka zbuluar mbrëmjen e sotme të detaje të cilat sipas tij kanë qenë pjesë e bisedës në takimin që Presidenti Ilir Meta dhe kryeopozitari Basha zhvilluan pasdite.

Kulluri shprehjet se në Presidencë është diskutuar ndër të tjera edhe mënyra se si do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme.

“Frustrimi është i natyrshëm. Nuk do të ishte në dëshirën e militantëve, por edhe elitës, pra drejtuesve të opozitës, që ky aksion të ndërmerrej nga Presidenti. Çdo i djathtë do dëshironte një beteje prej lidershipit të PD. Gjëja është më e thellë se kaq. Meta ka dalë dje kundër pushtetit shumë të gjerë të Edi Ramës, Parlamentit, qeveria dhe institucionet e drejtësisë, ku rrezikon që dhe instancën më të lartë ta drejtojë Rama. Por, kjo arritje e Ramës nuk do të ishte kaq e realizuar pa Bashën. Tërheqja e Bashës nga Parlamenti i dha Parlamentin Ramës.

Këto beteja duhet t’i zgjidhte Basha, por i merr Meta. Çështja nuk zgjidhet dot, përveçse me zgjedhje parlamentare. Meta tha se do shkojë në Parlament ta shpërndajë, dhe kjo është kambanë për tension shumë të madh politike. Mendoj se jemi në situatë të pazakontë. Unë kam të dhëna se Meta është takuar sot me Bashën dhe një nga çështjet e biseduara është se si do shkohet në zgjedhjet e ardhshme. Të gjitha këto veprime të Metës do çojnë drejt një lëvizjeje politike të Metës, me LSI apo jo nuk e di”, u shpreh Kulluri, i ftuar në emisionin “Real Story”, në News24.

Të fundit