Flash News

KRYESORE

Takimi në Uashington, Berisha: BE ra viktimë e Vuçiç dhe Thaçit për shkak të një marrëveshjeje

Takimi në Uashington, Berisha: BE ra viktimë e Vuçiç dhe

Ish kryeminstri Sali Berisha, i ftuar në studion e Syri Tv u ndal edhe te marrëveshja e 27 qershorit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha arsyeton se presidenti Hashim Thaçi është peng i Vuçiç, ndërsa presidentin serb e krahasoi me Millosheviçin. Për Berishën BE ra viktimë e këtyre të dyve, pasi nuk imponoi dot një marrëveshje që Serbia ka firmosur dhe ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Koha do të tregojë se ai është nacionalist po aq sa Milloshevici. Përpjekja që po bëhet në Uashington, unë personalisht e përshëndes. Pse? Nga marsi i 2011 dhe deri në 2013 u firmosën me dhjetëra marrëveshje. Midis tyre ka marrëveshje ku Serbia ka firmosur dhe ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ato marrëveshje Brukseli nuk qe i aftë ti impononte dhe ra viktimë e Vuçiçit dhe Hashim Thaçit. 

Si erdhi te rruga e territoreve? Erdhi sepse ishte argati. E kapi Vuçiç me dosje. Shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga një serb dhe një argat. Ndërsa serbët nga një serb dhe Miladini shqipfolës. 

Në pranverën e 2013, në takimet e mia me zyrtarë amerikanë kam kërkuar të jenë të pranishëm. E vërteta është se Europa nuk imponoi dot marrëveshjet. Çfarë ka te faktori amerikan? Ka një Richard Grenell, i besuar i presidentit dhe një John Bolton, kundërshtar i Kosovës dhe i pavarësisë së saj. Presidenti Bush e largoi nga detyra", tha Berisha.

Të fundit