Flash News

KRYESORE

Takimi ‘i nxehtë’ i Durrësit, nga përplasja Shkup-Beograd te mesazhi për Turqinë e Erdoganit

Takimi ‘i nxehtë’ i Durrësit, nga përplasja

Durrësi do të jetë të shtunën në qendër të vemendjes rajonale dhe asaj europiane, pasi në qytetin shqiptar do të organizohet një takim joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Takimi ka marrë një rëndësi të veçantë pasi zhvillohet në kulmin e tensioneve mes Serbisë dhe Maqedonisë, ndërkohë Kosova po përgatitet për të aplikuar sërish për anëtarësim në UNESCO.

Por nuk janë vetëm këto dy çështje që i japin rëndësi këtij takimi, pasi vetëm një javë më parë vendet e Ballkanit Perëndimor u përfshin në përplasje të ashpra me Kroacinë për shkak të vendosjes së tarifave shtesë për produktet bujqësore, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka nisur një debat të brendshëm për Kosovën.

Zoran Zaev do mbërrijë për herë të parë në Shqipëri si kryeministër i Maqedonisë, ku pritet të zhvillojë një takim të përbashkët me homologun shqiptar, Edi Rama, pas atij të zhvilluar në Trieste. Vizita e parë në Shqipëri do të jetë edhe për kryeministren e re të Serbisë, Ana Brnabic.

Komisioneri Hahn mbërrin në Shqipëri në një periudhë të acaruar marrëdhëniesh me Turqinë e Erdogan, vend të cilin Rama e ka shpallur partner strategjik dhe tashmë konsiderohet rival i BE-së dhe Rusisë për zgjerimin e influencës në rajon. Gjermania dhe Austria (vendi nga vjen Hahn) kanë paralajmëruar për bllokim të aseteve të ‘klanit Erdogan’, ndërkohë pritet një mesazh i Hahn nga Durrësi për Ankaranë.

Hahn duhet të jap llogari edhe për vendimin që do të marrë Brukseli nëse do të hap negociatat për anëtarësim me Tiranën në fund të këtij viti, ashtu siç është premtuar më parë.

Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrja e kryeministrit kroat, në bisedimet me zyrtarët shqiptarë do të mbizotërojë çështja e Ballist Morinës, pasi tashmë vendimi për ekstradimin e tij në Serbi varet nga Ministria e Drejtësisë.

Këto tema pritet të dominojnë takmin e 26 gushtit, përfshirë avancimin e bashkëpunimit mes vendeve në kuadër të Procesit të Berlinit./Politiko.al

Daçiç paralajmëron Maqedoninë: E dimë planin tuaj; të shtunën ballafaqohemi në Durrës

Të fundit