Flash News

KRYESORE

Takimi PD-LSI, Kryemadhi: Do veprojmë të bashkuar

Takimi PD-LSI, Kryemadhi: Do veprojmë të bashkuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalë e mbajtur foli rreth bashkëpunimit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi tha se bashkëpunimi do të jetë paeukuivok dhe ka në qendër përballjen me qeverinë e krimit, siç e quajti ajo.

“Bashkëpunimi ynë do jetë paekuivoket dhe pa dilema ku ka në qendër përballjen me qeverinë e krimit. Ne si opozitë do të veprojmë të bashkuar dhe do të jemi kompakt në qëndrimet tona për çështjet më thelbësore që kanë të bëjnë me situatën në vend.

Bashkëpunimin tonë duhet ta shtrimë që nga grupet parlamentare, ta shtrimë dhe në nivel lokal me bazën, me qytetarët për të përfshirë dhe për të bërë të mundur çinstalimin e kësaj diktature kriminale që po instalon çdo ditë e më shumë Edi Rama me falangat e rilindjes së tij”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit