Takimi Rama-Merkel, ish-deputeti i PD-së: Në vend të një projekti, kryeministri dhuroi zhgarravina

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu në studion e ‘Opinion’ komentoi vizitën e kryeministrit Rama në Gjermani dhe dhuratën për kancelaren Merkel.

Balliu u shpreh se në vend të një projekti për ecurinë e vendit Rama i dhuroi kancelares gjermane zhgarravinat e tij.

“Shkon kryeministri i një vendi si Shqipëria shkon e takon Angela Merkel dhe i dhuroi shkarravinat e tij, dhe jo një projekt se si Shqipëria po ecën përpara. Edi Rama nuk ka projekte. Edi Rama po ligjëron vjedhjet. ku të shkosh të denoncosh? Te Arta Marku, të gjithë e dimë c’ka bërë me dosjet 184 e 339. Ky sistem ka vetëm një mision zhvat buxhetin, ia jep një oligarku për të ndërtuar disa kulla për të pastruar paratë e drogës. Ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama.” – tha Balliu.