Flash News

KRYESORE

Takimi Rama-Zaev në Pogradec, zbardhet axhenda

Takimi Rama-Zaev në Pogradec, zbardhet axhenda

Kryeministri Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev do të takohen sot në “Hymeti Palace” në Pogradec. Qeveritarët do  të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 14.30.

Në fokus të bisedimeve do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Në këtë takim do të nënshkruhen disa dokumenta të rëndësishëm, përfshire plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.

 Në fushën e kulturës dhe shkencës do të nënshkruhet memorandumi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh mes Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Gjithashtu, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe një marrëveshje për ndihmë reciproke në manaxhimin e emergjencave.

Ndërsa ditën e nesërme kryeministri Rama dhe Zaev do të vizitojnë Pustecin, ku do të priten nga autoritetet vendase dhe do të asistojnë në dorëzimin e mjeteve mësimore për studentët e një shkolle lokale.

Të fundit