Flash News

KRYESORE

Takimi sekret në Angli, Shaqiri rikthehet me Zvicrën me deklaratë absurde

Takimi sekret në Angli, Shaqiri rikthehet me Zvicrën me deklaratë

Sulmuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk iu bashkua kombëtares për ndeshjet e shtatorit, me justifikim se nuk ishte gati dhe donte që të përkushtohej te Liverpooli. Një gënjeshtër e madhe, pasi shqiptari kishte probleme me trajnerin Vladimir Petkovic dhe nuk ishte i kënaqur me kalimin e shiritit të kapitenit në krahun e Granit Xhakës.

Shtatshkurtri është rikthyer për ndeshjet e tetorit dhe ka dhënë një deklaratë pak të çuditshme në sajtin zyrtar të Zvicrës. "Kam munguar në fazën përgatitore të fillimit të sezonit dhe në ndeshjet miqësore.Në kushte të tilla, e ndjeva se nuk mund të ndihmoja kombëtaren. U konsultova me drejtuesit e Federatës dhe vendosa të fokusohem te klubi që të rikthehem në nivelin e duhur për të ndihmuar Zvicrën. Dua të sqaroj se mungesa ime nuk kishte lidhje me shiritin e kapitenit", - tha lojtari i Liverpoolit.

Në lidhje me çështjen ka folur dhe Pierluigi Tami, drejtori i Federatës. Ai ka udhëtuar drejt Anglisë dhe ka folur nga afër me Shaqirin. "Nuk dua të flas se për çfarë u fol në takim", - tha zyrtari i Federatës.

Të fundit