Flash News

KRYESORE

Takimi i shquar i ndërrimit të “butë” të pushtetit në MB/A po i ndjek Xhafaj këshillat e "vyera" të Tahirit për luftën kundër kanabisit?

Duke hedhur një vëzhgim në retrospektivë, të bën shumë përshtypje takimi propagandistik, i kuruar me shumë kujdes nga Edi Rama, i dorëzimit të butë të pushtetit në ministrinë e Brendshme nga Saimir Tahiri te Fatmir Xhafaj.

Rama në atë kohë e dinte se Tahiri kishte bërë zullume të rënda, të cilat shumë shpejt dolën në sipërfaqe, pasi një gjë të tillë ia kishin bërë të ditur partnerët ndërkombëtare të Shqipërisë.

Megjithatë ai oresktroi këtë takim mediatik, sikur asgjë s’kishte ngjarë, me qëllim që në publik të përçohej ideja, se ndryshimet ishin bërë thjesht për arsye minimaliste politike.

Në fakt, tani që doli se Tahiri ishte në qendër të trafikut me Audi A 8 me Habilaj, me ish-zv.ministre e të tjerë, dhe duke parë porositë e shumta që ai i la Xhafës në zyrën e tij gjatë shfaqjes propagandistike, lind pyetja:

A po i ndjek Xhafaj këshillat e Tahirit lidhur me luftën kundër kanabisit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?!

Me të vërtetë një parodi e niveleve elitare.../Politiko.al

Të fundit