Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Takimi Trump-Merkel, mediat gjermane: Ishte harmonik, por pa rezultate konkrete
Pritja ishte veçanërisht e përzemërt, por pas takimit tre orësh mes presidentit Trump dhe kancelares Merkel nuk mund të flitet për rezultate konkrete apo progres për çështjet e debatueshme mes dy vendeve. Gazeta gjermane „Badische Zeitung" shkruan se tek politikanët ekcentrikë gjestet e përzemërta janë shpesh boshe. „Marrëdhëniet gjermano-amerikane nuk janë aq të të këqija, sipas pesimistëve, por jo edhe aq të mira saqë konfliktet të harrohen me një buzëqeshje." Megjithatë atmosfera ishte kësaj here shumë më e mirë në Uashington. Presidenti Trump dhe Angela Merkel u takuan për herë të parë pas nëntë muajsh.
„Kemi pasur që në fillim një marrëdhënie shumë të mirë"
Para takimit në Shtëpinë e Bardhë (27.04) Trump tha, se „ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme", por disa nuk e kanë kuptuar këtë. Ai e uroi edhe njëherë Merkelin për fitoren e CDU-së dhe zgjedhjen e saj „Është nder i madh t'iu kemi këtu kancelare Merkel. Ne po punojmë për një sërë temash të ndryshme përfshirë tregtinë, NATO-n, apo çështjet ushtarake….kemi pasur që në fillim një marrëdhënie shumë të mirë ajo është një grua e jashtëzakonshme", tha Trump. Dy herë i dha dorën presidenti Trump kancelares Merkel në Oval Office në Shtëpinë e Bardhë. Në vizitën e parë të Merkelit në Uashington në mars 2017, Trump refuzoi të ofronte shtrëgimin tradicional të duarve në Oval Office, që u interpretua gjatë atëherë si shenjë e marrëdhënies së ftohtë mes tyre.
Nga ana e saj kancelarja Merkel e falënderoi Trumpin duke theksuar se për të „ka qenë e rëndësishme që vizitën e parë jashtë Europës ta bëj në Uashington për të thelluar bashkëpunimin." Bisedimet nuk ishin aspak të lehta dhe temat që përmbanin lëndë për prishjen e harmonisë transatlantike nuk ishin të pakta – doganat ndëshkuese që Trump kërkon të vërë për çelikun dhe aluminin e importuar nga BE, vënia në pikëpyetje e marrëveshjes atomike me Iranin, mbrojtja e tregtisë së lirë, kërkesat amerikane që europianët të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në NATO.
Samiti i dy Koreve- Hap i parë
Në konferencën e shtypit, Merkel e përshëndeti samitin e dy Koreve dhe takimin e presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae In me pushtetmbajtësin koreanoverior, Kim Jong Un duke e vlerësuar atë si „hapin e parë që të shpresojmë të vazhdojë plot shpresa". Merkel tha se „ne gjermanët e ndjejmë se ç'do të thotë, kur pas vitesh ndarjeje vendosen kontakte." Ndërsa presidenti Trump theksoi se „presioni maksimal" dha fryte në qëndrimin ndaj Koresë së Veriut dhe se gëzohet për takimin e ardhshëm me Kim Jong Un.
„Presidenti do të vendosë"
Imazhet fotografike ishin miqësore në takimin me Merkel, por pas konferencës së shtypit, agjencia gjermane e lajmeve, Dpa shkruan se në një nga temat që i prek më shumë aktualisht europianët, kërcënimi për vendosjen e doganave ndëshkuese për çelikun dhe aluminin e importuar nuk pati zgjidhje konkrete. Europianët kërkojnë të përjashtohen përfundimisht nga këto dogana. Pas bisedimeve me Trump, Merkel nuk u shpreh qartë, por tha vetëm se „presidenti do të vendosë për këtë".
Ndërsa Trump pas takimit me Merkel u ankua për tepricat e larta europiane në tregtinë me SHBA që janë rreth 150 miliardë dollarë në vit. Trump tha se, kërkon një tregti të bazuar në reciprocitet dhe kërkon të gjejë rrugët me kancelaren Merkel se si të ulen pengesat për eksportet amerikane në Europë.
Merkel u shpreh se BE dhe Gjermania duhet të vazhdojnë të negociojnë për tregtinë me SHBA për kushte të drejta tregtare, por theksoi se Gjermania i ka ulur ndërkohë mbishtesat e saj tregtare me SHBA. Ajo tregoi mirëkuptim që kjo nuk i mjafton presidentit amerikan, Donald Trump. Kancelarja Merkel theksoi se sheh mundësi për një marrëveshje tregtare bilaterale mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, kjo sidomos kur Organizata Botërore e Tregtisë në vitet e fundit nuk ka qenë e aftë të arrijë marrëveshje multilaterale.
Irani
Presidenti Trump e quajti Iranin „një regjim vrasës" në konferencën e shtypit me kancelaren Merkel. „Ne duhet të sigurojmë që ky regjim vrasës të mos ketë në dorë armë atomike", theksoi Trump. Irani nuk do ta arrijë dot bombën atomike, tha ai. Presidenti amerikan njihet si kundërshtar i marrëveshjes atomike me Iranin të arritur pas shumë vitesh përpjekjesh nga bashkësia ndërkombëtare. Merkel e mbrojti marrëveshjen. „Ajo është një gur, mbi të cilin mund të vendosen të tjerë", tha Merkel, por theksoi se ka nevojë për ndryshime. Marrëveshja është „një hap i parë", që kontribuoi për ngadakësimin e aktiviteteve atomike të Iranit dhe mbikqyrjen e tyre, tha Merkel. „Duhet të bëhet më shumë", tha Merkel, dhe kërkoi një kufizim të ndikimit iranian në Siri, Liban, që ajo i quajti „arsye për shqetësim të madh". Do të vazhdojmë të jemi në bisedime të ngushta me amerikanët për marrëveshjen e Iranit, tha Merkel.
BE e Gjermania duhet të marrin më shumë përgjegjësi
BE dhe Gjermania duhet sipas fjalëve të kancelares Merkel në Uashington të marrin më shumë përgjegjësi në botë dhe fatin e tyre në dorë. Ka marrë fund koha e rendit të pasluftës, kur Europa dhe Gjermania sidomos kanë përfituar nga angazhimi amerikan, tha Merkel pas takimit me presidentin Trump. Amerikanët pyesin veten, se çfarë përfitimi kanë nga ky angazhim. Ajo e cilësoi si të drejtë, kur presidenti amerikan thotë, se Europa është ekonomikisht e suksesshme, por nuk bën shumë për angazhimin ushtarak.
Angela Merkel tha në Uashington se Gjermania e di detyrimin për të rritur shpenzimet për mbrojtjen. Ne i qëndrojmë marrëveshjes së arritur në NATO për rritjen e buxhetit të mbrojtjes së shteteve anëtare, tha Merkel në konferencën e shtypit me presidentin Trump. Ajo reagoi me këtë ndaj kritikave amerikane, se Gjermania nuk bën aq sa duhet për mbrojtjen. Në vitin 2014 në NATO u ra dakord që shpenzimet për mbrojtjen të kapin 2% të prodhimit të brendshëm bruto. SHBA kërkon që kjo të arrihet më së voni në vitin 2024.
Më parë ishte presidenti francez, Emmanuel Macron në Uashington. Nëse europianët kanë pasur sukses me turin e tyre diplomatik të nivelit të lartë, kjo do të kuptohet në ditët e ardhshme, kur presidenti Trump do të bëjë të ditur vendimin e tij për përjashtimin ose jo të europianëve nga doganat për aluminin dhe çelikun. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38