Flash News

KRYESORE

Takimin e parë Trump-Putin Gjermania e publikon në… Facebook!

Takimin e parë Trump-Putin Gjermania e publikon në… Facebook!

Qeveria gjermane postoi një video të një takimi informal të G20-ës në Facebook, ku tregohet presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin që shtrëngojnë për herë të parë duart.

Shtrëngimi i duarve mes Trump dhe Putin është një prej disa klipeve që shfaqen në video përshëndetëse të liderëve të G20-ës ndërkohë që mblidhen për një takim informal para fillimit të axhendës zyrtare të samtit.

Kjo video ndiqet nga një tjetër që tregon Trump që i jep miqësisht Putinit një të rrahur në shpatulla.

Takimi mes Trump dhe Putinit në kuadrin e samitit të G20-ës është një prej pritshmërive më të mëdha për presidencën amerikane.

 

Të fundit