All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Takoi disa ditë më parë Ramën, infektohet me COVID-19 Isa Mustafa

All - Paragraf - 1

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka dhënë vetë Mustafa përmes një statusi në Facebook, ku shkruan se përveçse ndihet i lodhur, nuk ka asnjë shenjë tjetër dhe se asnjë nga familjarët e tij nuk është infektuar me koronavirus.

All - Paragraf - 3

 “Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”- shkruan ai në postimin në faqen e tij në Facebook.

Kujtojmë se para disa ditësh, Mustafa takoi në shtëpinë e tij kryeministrin Edi Rama. Ende nuk ka asnjë informacion rreth burimit nga ku e ka marrë Mustafa koronavirusit.

Të fundit