Flash News

KRYESORE

Taksa 100% me Serbinë, dorëhiqen katër kryetarët e komunave në Kosovë

Taksa 100% me Serbinë, dorëhiqen katër kryetarët e komunave

Katër Kryetarë të Komunave në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vendosjes së taksës 100% nga ana e qeverisë kosovare ndaj produkteve serbe.

Bëhet fjalë për kryetarët e komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviç dhe Zveçan të cilët janë mandatuar në zgjedhjet e shkuara dhe u përkasin listave politike serbe por që komunat të cilat ata qeverisin janë të Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë ditës së sotme serbët do të mbajnë përsëri protesta për të kundërshtuar këtë taksë. Vendosja e kësaj takse është kundërshtuar nga Bashkimi Europian dhe së fundi edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Të fundit