Flash News

KRYESORE

Taksa 100% ndaj Serbisë, kërcënohet me jetë ministri i Tregtisë dhe Industrisë

Një sërë kërcënimesh kanë mbërritur në drejtim të të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala.

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shumë mesazhe kërcënues kanë mbërritur për llogari të zyrtarit të lartë.

Një komentues me emrin Zhelko Lepoja i shkruan në foton e tij, ku shfaqet bashkë me një fëmijë se ‘do ta therin si një lepur’.

Gazeta inFokus shkruan se edhe në celularin personal të ministrit, ditëve të fundit kanë mbërritur kërcënime edhe më të rënda se ato në rrjetet sociale.

Në këto mesazhe është kërcënuar edhe familja e Shalës.

Të fundit