Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mustafa Nano
Nuk ka diskutim që kjo taksa e rrugës së kombit është një gjë e pamenduar. Nuk është taksa vetë që të nervozon. Është niveli i taksës. Pesë euro për një kalim në autostradë është një gjë që xhepi i shumë shqiptarëve e ndjen. Kam përshtypjen se Edi Rama është i shkëputur nga jeta reale e vendit, dhe as që e ka idenë se 5 apo 10 euro në ditë janë diçka me rëndësi në buxhetin e mijëra familjeve shqiptare. E sidomos për buxhetin e shumicës së familjeve të Kukësit, për të cilat 10 euro në ditë janë një karar i madh, në mos janë diçka afër luksit. Dikush duhet ta informojë atë se shqiptarët janë duke jetuar kohë të vështira në planin ekonomik. Rritja vjetore ekonomike prej 4%, nëse është e vërtetë, është një rritje e mirë (duke pasur parasysh se si e mori ai Shqipërinë para pesë vitesh), por kjo rritje, me sistemin e shpërndarjes së pasurisë kombëtare që ai ka ngritur, shkon mbi të gjitha te të kamurit. Të skamurit nuk ia shohin hairin kësaj rritjeje. Kryeministri mund ta injorojë këtë gjë në publik si broçkull a mitologji kazani, por është ai i pari që e di këtë të vërtetë.
Shkurt, kritika që i bëhet në këtë plan nuk ka të sharë. Kryeministri duhet t’i thërrasë mendjes, e duket se po i thërret. Për këtë rast. Dje dhe pardje tregoi shenja hapjeje. Por me hapjen e vet ai duhet të shkojë edhe më tej. Ai duhet ta ulë këtë taksë në nivele të përballueshme. Protestën mund ta anatemojë gjithë ditën si protestë të organizuar nga opozita apo si protestë vandalësh (ishte e tillë, në fakt), por problemi mbetet. Dhjetë euro (pse euro xhanëm? Pse u dashka vënë një taksë në euro në një kohë që i gjithë sistemi ynë financiar është i ngritur mbi lekun?) janë shumë për të bërë një herë të vetme rrugën Tiranë-Kukës, e kthim. Janë shumë edhe për ata që këtë rrugë e bëjnë rrallë. Kjo taksë, me këtë vlerë, i ikën logjikës së gjërave në këtë Shqipëri të varfër. Me 10 euro, 70% e shqiptarëve mund të hanë dy paçe plënci e dy pilafë (Një vlerësim i tillë i fuqisë blerëse, me plënc e me paçe, mund të ketë i kuptueshëm për këtë kryeministër).
Por në gjithë këtë që po ndodh të tërheq vëmendjen edhe diçka tjetër. Protesta e Kukësit ka shërbyer aty për aty si një viagra për shumë njerëz impotentë (në kuptimin politik) në Shqipëri. E para fare është kapur pas kësaj proteste opozita. E cila është edhe organizatore e saj. Duket sheshit që është organizatore. Dhe nuk ka ndonjë të keqe në këtë mes. E keqja është kur protesta bëhet e dhunshme, dhe një opozite nuk i ka hije të njëjtësohet me protestues të dhunshëm, që djegin e shkatërrojnë. Ky është ngërçi i Bashës. Por dhuna i ka pëlqyer, sidoqoftë. Ai dhe të vetët janë të kapur nga një eksitim i veçantë këto ditë. Kjo protestë, apo edhe protesta të tjera të ngjashme, d.m.th. të dhunshme, së pari, e lënë në hije debatin që ka shpërthyer brenda PD-së, dhe së dyti, e bëjnë opozitën të pranishme në debatin publik. Kjo ishte hera e parë, qysh prej çadrës në bulevard, që opozita po bën sikur del prej reanimacionit. Me sa duket, ajo nuk di ndryshe të bëhet e gjallë. Ajo nuk ka motivim tjetër. Dhe kjo, le ta themi troç, është shenjë se opozita ka vdekur. Nuk mund të jetë ndryshe një opozitë që e var fatin e vet te dyqind protestues në periferi të vendit. Po u fik “zjarri i Kukësit” (dhe do të fiket, nuk ka se si të ndodhë ndryshe), opozita do fiket prapë. Ja, kjo është opozita e Shqipërisë.
Por Kukësi ka eksituar edhe shumë të tjerë, mes tyre gazetarë e publicistë. Një numër syresh e trajtuan shpërthimin në hyrjen e tunelit të Kalimashit, ku u thyen e shkallmuan ca objekte, si pushtimin e Bastijës para shpërthimit të revolucionit francez në fund të shekullit XVIII. Është harxhuar shumë frymëzim poetik këto ditë në adresë të kuksianëve. Dhe ka qenë dhuna që u ka pëlqyer, jo vetë kuksianët. Sikur kuksianët ta ndalin dhunën, do ta shohin se askush nuk do kujtohet më për këta heronj të papritur të këtyre kohëve të mërzitshme e monotone këtyre anëve, apo – për ta vijuar edhe pak paralelen idiote me revolucionin francez – për këta sans-culottes të mjerë. Ishin të panumërta teprimet poetike, që synonin të ledhatonin sedrën e kuksianëve, këto ditë. Dikush foli dje si në jerm për “Shën Bartolomeun kuksian”. “Malësorët nuk janë vandalë”, ia bënte një tjetër, duke pasur në mendje një përfytyrim rapsodik për malësorin. Një i tretë kish gjetur të thoshte se “me termin ‘vandalë’, kryeministri që urren Zotin ka blasfemuar sot, në ditën e Pashkëve; në vend të urimeve, u dërgoi mallkime kuksianëve”. Dhe po ky përmendte Kukësin si qytet kandidat për çmimin Nobel. Një kolegu im, A. Bushati, fliste për “kuksianët që i morën frymën Ramës”.
Pastaj, disa “poezi” iu kushtuan edhe dhunës. Një koleg tjetër, A. Zheji, në reagimin e vet në të nxehtë, bënte sikur dhunën e ka zët, por pastaj thoshte: “Me pronarin arrogant të Tepsisë-Shqipëri, nuk ka rrugë tjetër për t’i hequr nga duart hanxharin që ndan llokmat fitimprurëse të Dashit-Pasuri Kombëtare, këtij anadollaku ortodoks-katolik dhe frankofon, përveçse me një ‘kryengritje’ kuksiane. Si dhe u dërmua edhe ngrehina presidenciale e Berishës së parë, nga kryengritja vlonjate në vitin ‘97”. Te Lapsi.al, gjithashtu në të nxehtë, u publikua një raport i fortë, në të cilin shkruhej mes të tjerash: “Flaka që u vu sot në traun e pagesave pranë tunelit është e njëjtë me zjarrin që mund t’u vihet laboratorëve ku bëhet Check Up-i, me sulmin që mund t’u bëhet kullave që po ngrihen si partneritet publik privat mbi toka shtetërore, me goditjen që mund t’u bëhet investimeve strategjike që grabisin trojet e bregdetit, me dinamitimin që mund të pësojnë objektet që po ndërtohen mbi rrënojat e trashëgimisë mijëravjeçare të vendit. Nëse pushteti vazhdon në këtë rrugë edhe këto nuk do të jetë çudi që të ndodhin. Por asnjëri nga ata që do ta marrë këtë guxim nuk mund të konsiderohet si dhunues, por si mbrojtës i një pasurie publike që po e grabisin për ditë Edi Rama me 5-6 oligarkë”. Mark Marku, që nuk para shquhet për pulsione dhune, e kish mbyllur shkrimin e tij në mënyrë elokuente: “[Nëse Rama nuk heq dorë prej arrogancës], skena të tilla me tym e flakë do t’i shohim më të shpeshta në ditët e ardhshme”.
Siç mund ta keni vënë re të gjithë, dhuna ka qenë lajtmotivi i pothuaj të gjitha qëndrimeve publike të atyre njerëzve që i kanë hesapet të ndara me këtë mazhorancë. Është dukur sikur Kukësi i ka ftilluar, u ka hapur sytë, dhe u ka treguar rrugën e së vërtetës: Dhuna, dhuna, e vetëm dhuna, e shpëton vendin. Mes njerëzve të dëshpëruar, janë edhe këta intelektualë publikë, të cilët kanë arsyet e tyre ta urrejnë Ramën. E kanë urryer qysh herët, ndonjëri qysh në krye të herës, dhe e urrejnë ca më shumë tani, që u ngjan me një kryeministër të përjetshëm. I kanë bërë përpjekjet e tyre që ta rrëzojnë. Kanë bërë çmos ta shtyjnë opozitën që të konfrontohet haptazi me Ramën, madje dhe në mënyrë të dhunshme. Por nuk ia kanë arritur dot qëllimit. Dhe fajin për këtë ia kanë hedhur opozitës së Bashës. Tek e cila nuk kanë më besim. Mirëpo Edi Ramën vijojnë ta urrejnë, dhe në këto kushte, ca njerëz të dhunshëm që djegin e shkallmojnë, janë heronjtë e tyre.
Mirëpo, nuk është kjo rruga. Në ka një gjë që këtij vendi nuk i duhet, kjo është dhuna. Nuk na duhet dhuna në asnjë lloj kuptimi. As atyre që e frymëzojnë, nuk iu duhet. E nuk kanë për t’ia parë hairin. Çdo dhunë që ushtrohet këtej nga anët tona është provë se ky vend nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse harakiri. Një apel kam për qejflinjtë e dhunës: “Nëse Edi Rama nuk ua mbush mendjen, nëse e urreni, bëni atë që duhet bërë. Bëni gati opozitën. Në momentin që opozita do të jetë gati, Edi Rama bie menjëherë. Nëse opozita nuk ka për t’u bërë gati (dhe ju nuk po bëni asgjë që ajo të jetë gati), Edi Ramën do ta keni gjatë në zyrën e katit dytë të asaj godinës buzë bulevardit, mes Piramidës e hotel Rognerit. Me dhunë nuk vihet kurrë në pushtet, e me dhunë nuk mbahet kurrë pushteti. Kjo është më e para gjë që mësohet në manualet politike të botës. Kjo është më e para gjë që neve na ka mësuar edhe historia jonë e tridhjetë viteve të fundit”.
*Botuar në gazetën Mapo. Linku këtu
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38