Flash News

KRYESORE

Taksa e Rrugës së Kombit, Meta kritikon qeverinë ‘Rama’: Të jetë më e interesuar për dialog

Taksa e Rrugës së Kombit, Meta kritikon qeverinë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me debatet e fundit për taksën e Rrugës së Kombit dhe protestat e zhvilluara disa ditë me radhë që pas 31 marsit, kur u arrestuan edhe 23 banorë të Kukësit.

Ndërsa ishte i pranishëm në takimin ‘Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë’, Meta i tërhoqi vëmendjen qeverisë dhe mazhorancës që të jetë më e interesuar për dialog dhe reflektim.

Qeveria duhet të jetë më e interesuar për dialog me opozitën sepse dialogu përmirëson qeverisjen e vendit. Sa i takon taksës, ajo është një e drejtë e komunitetit që të ketë kërkesë llogarie. Protesta forcon ndenjen e llogaridhënës së qeverisë. Shpresoj në reflektim dhe dialog për çështjen në fjalë”, u shpreh Meta.

Po ashtu, në këtë takim, Meta deklaroi se Shqipëria ka nevojë për fuqizimin e shoqërisë civile. Ai shprehu mbështetjen për të rinjtë, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për institucione të qëndrueshme.

 

 

Të fundit